Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Më: 5 mars 2021 Në ora: 06:25
Ilustrim

5.03.2021 - Mbetet mot i butë, fillimisht kryesisht kthjellët dhe me diell. Në perëndim të vendit pjesërisht vranët, e vransirat deri në mbrëmje shtrihen edhe në pjesët tjera të vendit. Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 15C, e në vise malore -5C deri 8C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s. Indeksi UV: 4. Indeksi i cilësisë së ajrit shënon përmirësim nga vlera të dobëta zbret edhe në vlera të pranueshme gjatë ditës.

6.03.2021 - Kryesisht vranët dhe më ftohtë e me erë. Herët në mëngjes priten reshje shiu, e nga rrafshi i Kosovës të përziera edhe me reshje bore. Në vise malore borë. Deri në mesditë të reshura pushojnë. Në mbrëmje më ftohtë, vransirat fillojnë të shpërndahen. Temperaturat në vise të ulëta 2C deri 7C, e në vise malore -4C deri 0C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-14m/s. Windchilli: -5C. Indeksi UV: 4. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe mesatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat