Komunat me rastet e reja të Covid-19

Kosova

Komunat me rastet e reja të Covid-19

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3,192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 564 raste pozitive.

Janë regjistruar 7 raste të vdekjes, njofton IKSHPK. 

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (66 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (79 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (78 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 380 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.394 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.880.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 228 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 36 raste, Mitrovicë 33 raste, Vushtrri 30 raste, Gjilan 29 raste, Kamenicë 23 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Lipjan 14 raste, Pejë 13 raste, Rahovec 11 raste, Viti 11 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Klinë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Shtime 4 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 3 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat