Bajrami i shkruan KFOR-it: A mundeni pashë Zotin me na shpëtu nga qentë endacak

Kosova

Bajrami i shkruan KFOR-it: A mundeni pashë Zotin me na shpëtu nga qentë endacak

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Teologu Mustafë Bajrami i shkruan letër KFOR-it!

Ai kështu e nis letrën: me shumë sinqeritet e me lutje deri në qiell!

"A mundeni pashë Zotin e pashë Juve me na shpëtue prej qenve endacakë që janë bërë tmerr i padurueshëm për të gjithë ne. Sigurisht e dini se për këtë rrezik, para pak ditësh edhe ambasadori amerikan, Kosnett, i pati shkruar Washingtonit", tha Bajrami. 

"Duke dashur t'iu informoj edhe më saktë për realitetin e hidhur në vendin tonë, më lejoni të ju bëjë me dije me sa vijon: Qeveria jonë me në krye me këtë farë Avdullah Hotin dhe kjo farë Komuna e Prishtinës me në krye me Shpend Ahmetin, qekaq dinë e qekaq mundin. Anipse ata flasin me fjalë kryeministrash e tjetri me fjalë kryetarë komunash. Më besoni, vitin e kaluar e për disa vite rresht ata e patën humbur betejën me mickoja gjatë verës, e le më të merren me diçka më e madhe se mickoja", tha Mustafë Bajrami. 
 
Ai mbetet me shpresë se kjo lutje e tij do të merret parasysh.

"P/S: KFOR i dashur! Ju paqim gjithmonë, se pa juve ku me ditë çka na kish ndodhë deri më tani", ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat