Zemaj uron mësueset dhe gratë: Përjetësisht falënderues

Kosova

Zemaj uron mësueset dhe gratë: Përjetësisht falënderues

Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:10
Armend Zemaj me nënën e tij

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar sot dy festa – atë të Mësuesit dhe Grave.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai e uroi Nënën e tij dhe gratë si dhe njoftoi se ka vizituar mësuesen e tij Hazbije Muhaxhirin me të cilën ka rikthyer kujtimet e shkollës fillore.

“Urime 8 Marsi për të gjitha nënat, bashkëshortet, bijat dhe motrat!

Nënë, faleminderit që për mua ishe edhe nënë edhe mësuese.

Andaj, sot t’i uroj dy festat edhe Ditën Nënës edhe Ditën e mësuesit. Përjetësisht falënderues.

Po ashtu, me mësuesen time, znj. Hazbije Muhaxhiri, me rastin e Ditës së Mësuesit, rikthyem kujtimet tona të shkollës fillore, në viziten që ja bëmë sot.

Gëzuar Ditën e mësuesit dhe nënës, nënë dhe mësuese!

Urime 8 Marsi!”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat