Nesër pritet të bie borë në Kosovë

Kosova

Nesër pritet të bie borë në Kosovë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:08
Ilustrim

Nesër pritet të bie borë në Kosovë.  Ditë më parë është paralajmëruar se reshjet e dendura të borës po afrohen rajonin tonë sidomos territorit të Republikës së Kosovës dhe disa viseve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë (kryesisht kodrinore-malore). 

Reshjet më të fuqishme të borës priten në veriun e Malit të Zi.

Ky është parashikimi i motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës:

Parashikimi i motit për pesë ditë (08 – 12 mars 2021)

Java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore. Reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Reshjet e borës veç kanë filluar në disa vise kondinore- malore të Kosovës dhe Maqedonisë së veriut ndërsa në vise tjera kemi vranësira, vende-vende të shoqëruara me riga shiu. Sot priten reshje lokale me intervale shiu e bore varësisht nga rajoni dhe lartësia mbidetare, ndërsa nesër (e mërkurë) reshjet e borës do të përfshijnë shumicën absolute të territorit të Republikës së Kosovës.

Gjatë natës reshje e shiu do të fillojnë të shndërrohen në reshje bore në shumë vise të Kosovës duke na dhuruar pamje të bukura të cilat shihen vetëm gjatë stinës së dimrit.

Cikloni i fuqishëm në Mesdhe i pasur me lagështi do të tërheq edhe ajrin e ftohtë polar nga veriu i Kontinentit dhe ky është një kombinim i përkryer për reshje bore në Kosovë. Herë pas here dhe vende-vende priten reshje intensive dhe mjaft estetike bore. Nëpër disa ultësira (kryesisht kah Dukagjini) do të ketë më shumë shi, por edhe atje me uljen e temperaturave pritet të ketë reshje bore. vende-vende pritet të krijohen edhe shtresa bore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat