COVID-19, kategorizimi i komunave vetëm epitet

Kosova

COVID-19, kategorizimi i komunave vetëm epitet

Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:14
Prishtinë

Kategorizimi i komunave nëpër tri Zona, atë të Kuqe, të Verdhë dhe të Gjelbër ende po vazhdon,  përkundër faktit që me vendimin e fundit të qeverisë nuk ka asnjë masë kufizuese për Zonën e Kuqe.

Teksa deri para 11 shkurtit kur u qeveria miratoi lehtësimin e masave, Zona e Kuqe kishte edhe Orë Policore.

E, siç duket Zonës së Kuqe tashmë i ka mbetur vetëm epiteti, por jo edhe masat shtrënguese.

Megjithatë, për Ministrinë e Shëndetësisë vazhdimi i aplikimit të kësaj metode ka një arsye.

”Kategorizimi ne zona aktualisht shërben më shumë për te përcjellë rrjedhën epidemiologjike të COVID-19 dhe për të parë ecurinë nëpër komuna. Nëse, në të ardhmen do të ndërmerret ndonjë masë kufizuese, gjasat më të mëdha që të përfshihen në masa shtesë, janë komunat e zonës se kuqe”, deklaruan nga Zyra për Informim e MSH-së.

Derisa nga ky dikaster theksojnë se rangimi i komunave nëpër zona sa kishte edhe masa kufizuese kishte dhënë rezultate të mira.

Mirëpo për Asociacionin e Komunave vendimi aktual është i pranueshëm nga Këshilli i Kryetarëve, kjo për shkak të shëndetit ekonomik.

Ndërkaq nga AKK bëjnë me dije se komunat nuk  do ta përkrahin idenë për shtrëngimin eventual të masave ANTICOVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat