Nxënësja nga Podujeva zë vendin e tretë në Kosovë në garat e Fizikës, pritet nga kryetari Bullliqi

Kosova

Nxënësja nga Podujeva zë vendin e tretë në Kosovë në garat e Fizikës, pritet nga kryetari Bullliqi

Më: 11 mars 2021 Në ora: 12:12
Diella Kika dhe Shpejtim Bulliqi

Diella Kika, nxënëse në shkollën e mesme “Aleksandër Xhuvani”, ka zënë vendin e tretë në garat republikane në lëndën e Fizikës.

Me këtë rast, Kika është pritur dhe është shpërblyer nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Kështu ka bërë të ditur vetë Bulliqi në një postim në Facebook.

“Sot e prita në zyrën time nxënësen e klasës së dhjetë të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, Diella Kika, e cila zuri vendin e tretë në garat republikane të fizikantëve të rinj. Gjimnazisten e urova për suksesin e treguar në garat republikane dhe i urova sukses në garat ndërkombëtare të fizikantëve të rinj, që do të mbahen në Lituani. Të pranishëm në takim ishin edhe profesorët, Sevdail Azemi dhe Bahri Blakqori, ku i mirëpritëm bashkë me drejtorin e arsimit, Avni Fetahu. Krenar me nxënësit tanë”, ka shkruar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat