Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 00:06
Foto ilustruese

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 09:00)

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon diskutim virtual mbi legalizimin e ndërtimeve pa leje në Kosovë, me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Komuna e Prishtinës, Komuna e Graçanicës, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe përfaqësuesi nga sektori privat. (Faqja e AmCham në Facebook, ora 10:00)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ora 11:00)

Handikos prezanton aktivitetet e personave me aftësi të kufizuar në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes prodhimit të strajcave të ri-përdorshme si mbrojtje ndaj mjedisit”. (Qendra e “Handikos”- Veternik, Prishtinë, ora 11:00)

Lëvizja FOL publikon gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020. (Zyrat e Lëvizjes FOL, rruga “Andrea Gropa” nr.35, Prishtinë, ora 11:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat