Komuna e Fushë Kosovës fillon regjistrimin e banorëve për vaksinim

Kosova

Komuna e Fushë Kosovës fillon regjistrimin e banorëve për vaksinim

Më: 16 mars 2021 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Komuna e Fushë Kosovës ka filluar të bëjë planin për vaksinimin e qytetarëve të saj me vaksinën kundër coronavirusit.

Kjo komunë iu ka bërë thirrje kategorive të caktuara që të paraqiten për regjistrim për vaksinim në qendrat e mjekësisë familjare apo në telefon.

Në një njoftim publik, kjo komunë ka bërë të ditur se nga nesër do të fillojë regjistrimi banorëve të këtij qyteti që iu përkasin kategorive të mëposhtme për vaksinim kundër COVID-19.

Punëtorët shëndetësor dhe jo shëndetësor të punësuar në institucionet shëndetësore, publike dhe private, që janë banorë të Komunës së Fushë-Kosovës,

Banorët e komunës së Fushë-Kosovës të moshës 80 vjeç e më shumë,

Banorët e komunës së Fushë-Kosovës të moshës 65 vjeç deri në 80 vjeç,

Pacientët me sëmundje kronike, banorë të komunës së Fushë-Kosovës.

Banorët të cilët iu takojnë këtyre grupeve, për tu regjistruar duhet të paraqiten në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë, në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) në Bardh të Madh, Sllatinë, Miradi të Poshtme dhe Miradi të Epërme, dhe në Ambulancat e Mjekësisë Familjare (AMF) në Vragoli, Fushë Kosovë dhe Kuzmin.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat