E akuzuara betohet si deputete e VV-së, dështon seanca gjyqësore

Kosova

E akuzuara betohet si deputete e VV-së, dështon seanca gjyqësore

Më: 22 mars 2021 Në ora: 13:04
Pamje nga gjykimi

Analisti Ehat Miftaraj ka ironizuar me dështimin e një seance gjyqësore për shkak të mungesës së Jetmire Vrenezit, që u bë deputete e VV-së.

“Ditë e bardhë për Jetmire Vrenezin dhe LVV!”, ka shkruar në Facebook, Miftaraj.

“Për shkak se e akuzuara Jetmire Vrezeni është duke marrë pjesë në seancën konstituive të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për të hënën, për rastin ku e njëjta, së bashku me të akuzuarit Islam Thaqi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare!

Qeverisja e mirë, sundimi i ligjit! Dita e mirë, shihet në mëngjes. Mëngjesi, fillimi shumë i zymtë”, thuhet në statusin e Miftarajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat