Përfaqësuesit e SBAShK-ut takohen me Nagavcin

Kosova

Përfaqësuesit e SBAShK-ut takohen me Nagavcin

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:14
Pamje nga takimi

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm  Ymer Ymeri u takuan sot me Ministren e MASHTI-it, Arbërie Nagavci për ta përgëzuar për detyrën  dhe për t’i shprehur përkrahje në angazhimet në shërbim të arsimit.

Ministrja Nagavci ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për vizitën dhe përgëzimet, ka shpalosur shkurtimisht  planin e angazhimeve dhe është shprehur e gatshme për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit, ngritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të punës në institucionet arsimore.

SBASHK –u  i premtoi mbështetje në këto angazhime dhe u zotua se do të japin kontributin maksimal në kuadër të kompetencave që ka.

Të dy palët u pajtuan që në takimin e radhës të bashkëbisedojnë për çështje konkrete  dhe të angazhohen bashkërisht për realizimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat