Limaj në 22 vjetorin e masakrës në Burim: Nuk do të heqim asnjëherë dorë së kërkuari drejtësi

Kosova

Limaj në 22 vjetorin e masakrës në Burim: Nuk do të heqim asnjëherë dorë së kërkuari drejtësi

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:34
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 22 vjetorin e masakrës në Burim të Malishevës në të cilën forcat serbt vranë mizorisht 42 martirë në këtë fshat të Malishevës.

Limaj shkruan se për këtë masakër më të madhën në komunën e Malishevës nuk ka dalë askush para drejtësisë.

“Kosova nuk do të heqë dorë asnjëherë së kërkuari drejtësi për sa kohë që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk e marrin dënimin e merituar”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 22 vite kur forcat ushtarake e policore serbe vranë mizorisht 42 martirë në fshatin Burim të Malishevës.

Masakra në Burim është masakra më e madhe që ka ndodhur në Malishevë gjatë luftës së fundit dhe për të cilën askush nuk ka dalë ende para drejtësisë.

Kosova nuk do të heqë dorë asnjëherë së kërkuari drejtësi për sa kohë që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk e marrin dënimin e merituar.

Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat