​Gashi: U synua që të cenohet demokracia

Kosova

​Gashi: U synua që të cenohet demokracia

Më: 2 prill 2021 Në ora: 23:15
Arben Gashi

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk është votuar ndryshimi për Ligjin e Zgjedhjeve.

Pas përfundimit të seancës, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se në seancën e sotme u tentua që të cenohet demokracia me arrogancën e numrave dhe shantazhit.

Ai ka bërë te ditur që nuk do të marrin pjesë në sallë pa u tërhequr ky ligj.

"U synua qe të cenohet demokracia. Nëpërmjet arrogancës së numrave u tentua të imponohet shantazhi. Ne jemi këtu për të mbrojtur rendin kushtetues. Vetëvendosje dhe kreu i saj tentoi që të kërcënojë. Ne sonte patëm një seancë e cila u thirr në orë të vona të mbrëmjes për të bërë shantazh dhe kërcënim. Nuk ka ndodhur asnjëherë qe sistemi zgjedhur, rregullat bazike të ndryshohen në mënyrë të njëanshme", ka theksuar ai.

Ai tutje tha se, "Ne kërkojmë që ky ligj të tërhiqet. Nëse ky ligj nuk tërhiqet kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje. Merret me simbolika të panevojshme. Ky ligj nuk ka të bëjë asgjë me zgjedhjet lokale", shtoi ai.

I pyetur se a do të qëndrojnë në sallë, nëse nesër do të votohet presidenti, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së tha se "duhet të tërhiqet ligji nga procedura", shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat