95 mijë e 341 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Kosova

95 mijë e 341 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

95 mijë e 341 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë që nga shfaqja e rasteve të para.

Deri më tani sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, si të dyshimtë për SARS COV-2 janë testuar 456 mijë e 664 persona.

IKSHPK bën të ditur se me fatalitet nga ky virus kanë përfunduar 1 mijë e 948 raste.

Nga koronavirusi janë shëruar 79 mijë e 490 persona.

Ndërkaq në vendin tonë i kemi 13 mijë e 903 raste aktive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat