U plagosën për një ditë në luftën e Kroacisë, takohen pas 30 vjetëve shqiptarët nga Shkupi dhe Deçani

Kosova

U plagosën për një ditë në luftën e Kroacisë, takohen pas 30 vjetëve shqiptarët nga Shkupi dhe Deçani

Më: 11 prill 2021 Në ora: 17:14
Foto nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar një histori të takimit të dy ish-ushtarëve pas 30 vjetësh.

Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ishte dëshmitar i një takimi, që përmbante shumë emocion, dhimbje dhe gëzim.

“Bajram Asani nga Shkupi dhe Jeton Berisha nga Pozhari i Deçanit, ishin plagosur rëndë brenda një dite në vitin 1991, në luftën e Kroacisë dhe për tridhjetë vite, e dinin njëri tjetrin të vdekur”.

“Kënaqësi të dëgjosh kujtimet e tyre, vuajtjet dhe të arriturat, por dhe gëzimin që janë ritakuar në liri pas tri dekadash”, ka shkruar Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat