Nuk jemi të pëgatitur për mësim online

Kosova

Nuk jemi të pëgatitur për mësim online

Më: 13 prill 2021 Në ora: 00:36
Foto ilustruese

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se Kosova nuk ka qenë e përgatitur për mësim online, që erdhi si pasojë e shfaqjes së pandemisë.

Pupovci për këtë ia la fajin qeverive të kaluara, pasi sipas tij, nuk ka pasur mjete të duhura për mësim online. Mirëpo, sipas Pupofcit, ky ka qenë problem ndërkombëtar.

“Pandemia na ka zënë ta papërgatitur. Shkolla janë krijuar për prezencë fizike, dhe jo për online. Të gjitha këto që janë bërë me mësim online, janë bërë që të kompensohen humbjet për nxënësit. Këto thuhen edhe në dokumentet ndërkombëtare. Mësimi online nuk mund ta zëvendësojë mësimin fizik.

Do të ishte mrekulli që shteti t’ia plotësonte çdo nevojë fëmijëve për mësim online gjatë kësaj kohe. Paramendoni, vitin e kaluar nuk kemi pas asnjë platformë, kurse tani kemi disa. Kemi shkolla që i janë përshtatur aplikacioneve, si Zoom, Google Meet. Këtu ka shumë probleme, por tani është koha për adresimin e tyre, që të mundësojmë që vitin e ardhshëm të jemi gati me këto platforme. Do të bëjmë gjithçka që nga vjeshta të jemi gati për mësim online, nëse pandemia vijon të jetë e pranishme”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat