Edhe kjo javë me vranësira dhe reshje shiu

Kosova

Edhe kjo javë me vranësira dhe reshje shiu

Më: 19 prill 2021 Në ora: 06:10
Ilustrim

Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së do të mbaj mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sot do të mbaj mot i vranët dhe me reshje shiu ndërsa në viset malore parashihen edhe reshje bore.

Gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta shiu.

Të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale.

Të premten pritet një rënje e lehtë e temperaturave por që gjatë vikendit do të pësojnë ngritje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat