Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 00:06
Foto ilustruese

Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezën virtuale ku do të prezantohet raporti hulumtues me temën “Trajtimi i vrasjeve në Kosovë: Politika e ndjekjes dhe gjykimit në rastet e vrasjeve”. 

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku do të shqyrtohet fushëveprimi i komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ku do të shqyrtohet propozim-vendimi i Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz do të bëjnë shpërndarjen e pajisjeve për 5 biznese përfituese. (Në lokacione të ndryshme ora 11:00. Do të ketë transport të organizuar, nisja nga ora 10:30)

Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C-301, ora 11:00)

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim - TIKA do të shpërndajë pako ushqimore dhe higjenike në Komunën e Gjakovës, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Ardian Gjini. (Palestra Sportive "Shani Nushi" në Gjakovë, ora 11:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “SUNDIMI I LIGJIT NË KOSOVË: Cilat janë prioritetet e qeverisë së re?” (Hotel Sirius, salla Cassiopea, ora 13:00)

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim - TIKA do të shpërndajë pako ushqimore dhe higjenike në Komunën e Istogut, ku merr pjesë edhe nënkryetari i Komunës, Agim Ademaj. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 14:00)

Unioni i Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, publikon hulumtimin mbi ndikimin e pandemisë Covid 19 në sektorin e turizmit i cili është hulumtimi i parë i këtij lloji. (Zyret e UTK, Rr. Pashko Vasa, No.54, Qyteza Pejton, ora 15:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat