​Komuna e Shtimes reagon për dëmtimin e Qendrës Rinore

Kosova

​Komuna e Shtimes reagon për dëmtimin e Qendrës Rinore

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Shtimes ka reaguar ndaj dëmeve të shkaktuara në Qendrën Rinore të Shtimes.

Organeve kompetente iu është bërë thirrje që të zbardhin rastin.

Reagimi i plotë:

Shtime, 22 prill 2021 - Këto ditë nga persona tash për tash të panjohur janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në Qendrën Rinore të Shtimes. Andaj, Komuna e Shtimes apelon te organet kompetente që të bënë zbardhjen e këtij rasti sa më parë me qëllim që keqbërësit të marrin dënimin e merituar për shkak të dëmtimit të pronës publike.

Keqbërsit përmes këtyre akteve të tilla të vandalizmit po tentojnë të pengojnë rrugëtimin tonë drejt një shoqërie të civilizuar mirëpo ne jemi të vendosur të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve rinore në gjithë komunën e Shtimes.

Si masë preventive, Komuna ka filluar instalimin e kamerave të sigurisë dhe do të bëhet shtimi i kamerave vëzhguese në shumë hapësira tjera për të ruajtur pronën tonë të çmueshme kudo që është. Prandaj, të gjithë ata që dëmtojnë pronën publike do të identifikohen nga Policia e Kosovës, të cilët veçse kanë nisur menjëherë hetimet në terren.

Komuna e Shtimes apelon tek të gjithë qytetarët e saj që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike kudo që janë ato. Pra, të mbrojmë qytetin tonë së bashku duke ruajtur pronën publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat