Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Më: 23 prill 2021 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

​Ngjarjet e datës 23 prill:

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. (MPJD, pamje ora 08:40. Konferenca për media, ora 09:20)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

KOMF publikon raportin e monitorimit “Shërbimet Sociale në Kohë Pandemie”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”. Merr pjesë Sejnur Veshall, zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, organizon tryezën virtuale “Sfidat e ndërmjetësimit në Kosovë”. (Platforma Zoom, ora 10:00)

Mbahet seanca e radhës ndaj ish-komandatit të UÇK-së, Pjetër Shala. (Hagë, ora 11:00)

Bëhet dhurimi i librave për Bibliotekën e Qytetit “Ibrahim Rugova” në Gjakovë. (Ora 11:00)

Në fshatin Novosellë të Gjakovës, mbahet aktiviteti “Ta ripërtërijmë token”. (Fshati Novosellë, ora 11:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. Merr pjesë Avokati i Popullit, Naim Qelaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton i u.d. drejtorit të AKI-së lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) për nder të Ditës Botërore të Librit, në bashkëpunim me me Librarinë ALTERA në Prizren, organizon një aktivitet. (Ambientet e Librarisë Altera në Prizren, ora 13:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat