Hoxhaj takon pensionistët, kërkon nga Qeveria t’ua kthejë shtesat financiare për ta

Kosova

Hoxhaj takon pensionistët, kërkon nga Qeveria t’ua kthejë shtesat financiare për ta

Më: 23 prill 2021 Në ora: 17:09
Pamje nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, këtë të premte ka takuar Mybera Verbovci-Kasumi, kryetare e pensionisteve të Kosovës dhe Shaban Kajtazi, kryetar i pensionistëve të Kosovës.

Gjatë takimit, Hoxhaj tha se i ka dëgjuar nga afër shqetësimet e pensionistëve në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë Kurti për të zvogëluar ndihmën financiare për ta.

“Shqetësimet e pensionistëve, prindërve e gjyshërve tanë, janë më se të drejta dhe duhet të gjejnë mbështetjen e secilit”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, kreu i PDK-së thotë se do të kërkojnë nga Qeveria dhe në Kuvend që të kthejë ndihmat dhe të shtojë mbështetjen financiare për pensionistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat