Mësoni këtu cilësinë e ajrit në qytetet e Kosovës

Kosova

Mësoni këtu cilësinë e ajrit në qytetet e Kosovës

Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për cilësinë e ajrit në qytetet e Kosovës.

Sipas njoftimit të tyre, sot cilësia e ajrit është e pranueshme në shumicën e qyteteve të Kosovës

Ndërsa ajër me cilësi të dobët është parë vetëm në qytetin e Gjilanit kurse në Prishtinë cilësia e ajrit konsiderohet si mesatare.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Në këtë link mund të shikoni për cilësinë e ajrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat