Industria përpunuese në Fushë-Kosovë vazhdon të jetë shtylla e rëndësishme e Zhvillimit Ekonomik

Kosova

Industria përpunuese në Fushë-Kosovë vazhdon të jetë shtylla e rëndësishme e Zhvillimit Ekonomik

Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:15
Pamje nga takimi

Hartuesit e politikave industriale në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,  Igballe Rexha-Jashari udhëheqëse,  Ganimete Manaj dhe Gazmend Ademi, u pritën nga drejtori për Zhvillim Ekonomik i komunës së Fushë Kosovës Ekrem Berjani dhe Besim Tërmkolli, zyrtar për Regjistrim të Bizneseve dhe Taksës Komunale.

Pas takimit të zhvilluar të dy palët vizituan bizneset përpunuese-prodhuese (në kuadër të sektorit C) “ART ALUMINIUM”, “AL PVC” dhe “SPAR – Textil Factory”.

Qëllimi i këtij takimi me bizneset ishte informimi lidhur me sfidat që po përballen prodhuesit që nga fillimi i pandemisë duke u nisur nga numri i punëtorëve, eksportet e produkteve të tyre, importimi i lëndës së parë, qarkullimin krahasuar me vitin paraprak etj.

Industria përpunuese në Fushë Kosovë me prodhimet e veta vazhdon të jetë konkurrente edhe në tregun Evropian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat