1 i shëruar dhe asnjë rast i ri me covid-19 në Malishevë

Kosova

1 i shëruar dhe asnjë rast i ri me covid-19 në Malishevë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 16:05
Malishevë

Në 24 orët e fundit, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Këto të dhëna IKSHPK, i ka konfirmuar në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë Covid-19, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 1095 raste, prej tyre 1005 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 38 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat