Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 5 maj 2021 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Dy ditëve në vijim në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, e temperaturat shënojnë rritje. Ditën e shtunë me kalimin e një fronti të ftohtë mbi rajon, parashihet të mbajë mot më i ftohtë, me vranësira orëve të mëngjesit, të cilat gjatë ditës shpërndahen.

Nga dita e diel parashihet mot më stabil, me kthjellime dhe diell e ditën e hënë temperaturat mund të rriten edhe mbi 26C.

Cilësia e ajrit në ditët e ardhshme do të jetë në vlera të pranueshme, herë herë mund të kalojnë edhe në vlera mesatare.  Ditën e shtunë erërat më të theksuara nga verilindja shpërndajnë edhe me shumë ndotësit ajror, kështuqë indeksi mund të zbres edhe në vlera të mira.

Me motin që parashihet të ketë më shumë diell, ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë do të jetë në rritje, e indeksi UV do të jetë në vlera të larta, por edhe shumë të larta nga dita e diel, e që në këto kushte preferohet ekspozim më minimal në diell orëve të mesditës.

6.05 – Kryesisht me diell.  Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e ku vende-vende mund të shoqërohen edhe me riga lokale shiu.

7.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

8.05 – Më ftohtë dhe me erë, në mëngjes kryesisht me vranësira.  Ditën priten kthjellime.

9.05 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

10.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 7C deri 9C, e ditën e diel zbresin edhe deri në 3C.  Ndërsa maksimalet të premten shënojnë rritje deri në 25C, e ditën e shtunë zbresin edhe deri në 17C, mirëpo nga dita e diel shënojnë rritje deri në 26C të dielen.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare, nga jugperëndimi 6-13m/s, e ditën e shtunë nga verilindja 5-11m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie deri ditën e premte, e nga dita e shtunë me tendencë të rritjes.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat