Xhavit Haliti flet për gjakmarrjen ndërmjet Kelmendve dhe Elshanve

Kosova

Xhavit Haliti flet për gjakmarrjen ndërmjet Kelmendve dhe Elshanve

Më: 6 maj 2021 Në ora: 10:23
Xhavit Haliti

Ditë më parë televizioni zviceran, ka raportuar për rastin e gjakmarrjeve në Pejë në mesë dy  familjeve Elshani dhe Kelmendi, në këtë artikull është përmendur edhe Xhavit Haliti si i afërm i familjes  Elshani.

Se çfarë din Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti për marrjen e 23 jetë njerëzish nga të dy familjet për gjatë këtyre dy dekadave, tregon në A23, në ATV

“Publikisht dua ta them se ky emision është përgatitur nga një gazetar i Kosovës dhe qëllimi ka qenë vetëm me me përmendë mua, dhe un edi kush është ai gazetar”

“Un i njohë edhe familjen Elshani sepse jemi fqinjë dhe kam shoqëri me ta por i njoh edhe familjen Kelmendi  dhe kam qenë te dy familjet, me shpresë qe kanë me u pajtuar.” 

“Së pari me ka thirr nëna e Dem Elshanit dhe më është lutur që un me ndërmarrë diqka që me i pajtua dhe kam shkuar në familjen e Kelmend-ve dhe atëherë si kam njoft mirë, tash i njohë se kam shkuar dhe kam biseduar me gjithë ata dhe me kanë prit mirë të dyja palët, por gatishmëria nuk ka qenë e as njërës palë për tu pajtuar“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat