​Policia dhe AUV-i vazhdojnë inspektimet e përbashkëta

Kosova

​Policia dhe AUV-i vazhdojnë inspektimet e përbashkëta

Më: 7 maj 2021 Në ora: 23:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës edhe këtë mbrëmje së bashku me inspektorët e AUV-it, kanë vazhduar patrullimet për zbatim të masave antiCovid-19.

Me këtë rast Policia ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat në mënyrë që t’u shmangen ndëshkimeve.

Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës:

Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës, po kryejnë detyrat dhe obligimet ligjore duke u kujdesur për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ruajtjen e shëndetit publik në këtë kohë pandemie.

Qytetarë të nderuar, duke respektuar dispozitat ligjore, duke iu përmbajtur udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, ndikojmë në sigurinë e përgjithshme dhe shëndetin publik.

Policia në bashkëpunim me inspektorët e AUV, do të vazhdojnë të zbatojnë Ligjin AntiCOVID, andaj përmbajuni vendimeve për t’i shmangur ndëshkimet!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat