Specializantët mbingarkojnë QKSUK-në

Kosova

Specializantët mbingarkojnë QKSUK-në

Më: 8 maj 2021 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

Oda e Stomatologëve të Kosovës po e kundërshton mungesën e planifikimit të mirëfilltë të ndarjes së specializimeve për stomatologji.

Kjo, për shkak se numri i specializantëve në gjashtë lëmi është mbi 300 dhe po shkakton mbingarkesë, pasi që në hapësirat e Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, bëhen edhe trajtimet për pacientët si dhe zhvillohen ushtrimet e studentëve që janë në nivelin universitar.

Teksa kreu i OSK-së, Blerim Kamberi, vë në pikëpyetje edhe edukimin e mirëfilltë të këtyre specializantëve, meqë nuk ka kapacitete infrastrukturore dhe humane, specifikisht për lëmin e Kirurgjisë Orale dhe Ortodencisë.

Të njëjtën e pohon edhe kirurgu oral dhe deputeti i pozitës, Mirsad Shkreta, teksa shton se nuk ka mentor të mjaftueshëm për kandidatët dhe se aktualisht ka mentorë që kanë më shumë se tre kandidatë, anise me udhëzim administrativ nuk lejohen më shumë se tre të tillë.

Se ka mbingarkesë të specializantëve në raport me kushtet humane dhe të tjera, e pranon edhe drejtuesi i QKSUK, Shefqet Mrasori.

Megjithatë, nga kreu i bordit për specializime Labinot Shahini, i cili është emëruar nga ish ministri Armend Zemaj, thekson se numri i specializantëve është rritur për shkak të kërkesave dhe se do të bëhet zgjidhje edhe për këto telashe.

Ndërkaq bordi ka marr vendim që 250 specializantë të stomatologjisë të subvencionohen nga MSH për 6 muaj, për ata që nuk e kanë asnjë vend pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat