Policia e Kosovës në çdo cep të vendit për zbatimin e masave kundër Covid-19

Kosova

Policia e Kosovës në çdo cep të vendit për zbatimin e masave kundër Covid-19

Më: 9 maj 2021 Në ora: 23:49
Foto

Edhe sonte, Policia e Kosovës po vazhdon të zbatojë vendimin e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Ata thonë se ruajtja e rendit dhe siguris publike si dhe parandalimi dhe luftimi i pandemisë Covid-19, vazhdon të mbetet një ndër objektivat kryesore të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës me zyrtarët e saj, në bashkëpunim edhe me inspektorët e AUV, në të gjitha rajonet e Kosovës po punojnë me përkushtim që edhe pas kufizimit të qarkullimit, të zbatohen vendimet e marra nga autoritete shtetërore.

Kjo në mënyrë që menaxhimi i masave dhe kufizimeve të jetë sa më efikas, në interes të shëndetit publik“, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat