Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Agjenda e aktiviteteve për Ditën e Çlirimit të Deçanit:

- Ndahen mirënjohjet post mortum për profesorët që kanë ndërruar jetë gjatë pandemisë COVID-19. (Salla e Asamblesë Komunale, ora 09:00)

- Hapet ekspozita dhe muralet. (SHFMU “Jusuf Gërvalla” Prapaqan, ora 10:00)

- Hapet ekspozita “Vullkani i Republikës” Lidhja e Historianëve të Kosovës. (Qendra e qytetit, ora 11:00)

- Të rinjtë e Deçanit ngjiten në “Via Ferrata” me moton “Faleminderit UÇK”. (Ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Nën dritën e Gjeravicës” nga Nezir Ramosaj. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla”, Deçan, ora 16:00)

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomash Szunyog viziton komunën Pasjan. (Objekti i Kuvendit Komunal, ora 09:00, konferenca për media në ora 09:30)

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomash Szunyog merr pjesë në konferencën ndërkomunale. (Planet resort, Gjilan, ora 10:00)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mban konferencë për media. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, ora 10:00).

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike diskuton njoftimin nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për dorëheqjen e kryetarit të Këshillit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton planin për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303 ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Podujevës mban mbledhje të jashtëzakonshme. (Ndërtesa e re e Komunës, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. (Salla e Kuvendit Komunal Prizren në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari raporton në Komisionin Parlamentar për Ekonomi mbi për planin e kësaj ministrie për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës prezanton botimin “Analiza e ekonomisë në hije në Kosovë”. (Salla e Akademisë, Prishtinë, ora 11:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon takimin e gjashtë koordinues mes kryetarëve të komisioneve parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë – Serbi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 14:00)

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtoresha komunale e Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj do të vizitojnë qendrën sportive “Sezai Surroi”, ku do të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve. (Ora 14:00)

Agjenda e aktiviteteve për Ditën e Çlirimit të Komunës së Malishevës:

- Ekspozitë artistike dhe publikimi i rezultateve të konkursit në lëmin e pikturës, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”. (Ora 11:30)

- Ora Letrare dhe publikimi i rezultateve të konkursit artistik. (Ora 14:00)

- Finalja në futboll, në palestrën e sporteve “Habib Zogaj” në Malishevë. (Ora 21:00)

Agjenda e aktiviteteve për Ditën e Çlirimit të Komunës së Gjilanit:

– Homazhe te varrezat e dëshmorëve (Ora 11:00)

– Shpalosja e Muralit te Zyra e Kryetarit (Ora 11:30)

– Ekspozitë kushtuar ditëve të lirisë (Muzeu i Qytetit, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat