Kjo është gjendja me COVID-19 në Malishevë

Kosova

Kjo është gjendja me COVID-19 në Malishevë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:18
Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19 dhe tashmë është vetëm një rast aktiv në Malishevë, pasi nuk ka raste të reja të regjistruara me covid.

Këto të dhëna janët ë konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga paraqitja e rastit të parë, e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 1124 raste, prej tyre 1071 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid është vetëm një rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat