Ka filluar vaksinimi masiv edhe në Malishevë

Kosova

Ka filluar vaksinimi masiv edhe në Malishevë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:31
Malishevë

Ashtu edhe sikur është paralajmëruar nga sot ka filluar vaksinimi masiv anticovid edhe në Komunën e Malishevës, përkatësisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Për të parë nga afër fushatën e vaksinimit, QKMF-në e kanë vizituar sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për shëndetësi, Liridon Hoti.

Berisha e Hoti, janë njoftuar nga u.d. i drejtorit të QKMF-së, Afrim Krasniqi dhe përgjegjësi i SISH-it, Shkëlzen Sahitaj, me procesin e vaksinimit që është duke u bërë në QKMF, nga ana e ekipeve profesionale, gjegjësisht nga shërbimi i vaksinimit.

Ata janë njoftuar se deri më tani, në asnjë rast nuk është regjistruar asnjë problem teknik apo i natyrës tjetër dhe procesi është duke u zhvilluar normalisht.

Përveç qytetarëve të cilët po marrin dozën e parë, në të njëjtën kohë edhe personat që kohë më parë janë vaksinuar me dozën parë, tani po marrin edhe dozën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat