Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Agjenda e aktiviteteve me rastin e Ditës së Çlirimit të Deçanit

– Ngritja e Flamurit. (Qendra e qytetit, ora 09:00)

– Mbahet seancë solemne. (Salla e Asamblesë Komunale, ora 09:10)

– Mbahet turniri ndërkombëtar i Kik-Boksit “Ismail Haradinaj”. (Salla e Sportit në Deçan, ora 10:00)

– Mbahen homazhe te lapidarët e dëshmorëve në qendër të qytetit. (Ora 10:30)

– Mbahen homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Ora 11:00)

– Hapet ekspozita “n’Rrugë Drejtë Lirisë”. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla”, Deçan, ora 12:00)

- Mbahet koncert me këngëtarët deçanas. (Qendra e qytetit, ora 19:00)

Agjenda e aktiviteteve për Ditën e Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës:

- Mbahet mbledhja solemne dhe ndarja e çmimeve tradicionale. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani” Malishevë, ora 10:00)

- Ndezja e fishekzjarrëve. (Ora 21:00)

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Gjakovës. (Salla solemne në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” Gjakovë, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Inaugurohet salla e gjermanishtes dhe prezantohet programi i ri master Gjermanishtja si gjuhë e huaj në Fakultetin Filologjik të UP. Marrin pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, zëvendës ambasadori gjerman Jan-Axel Voss. (Fakulteti Filologjik UP, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Salla e mediave, objekti Kuvendi i Komunës, ora 10:00)

OEK prezanton studimin “Si të bëhemi më të fortë pas COVID-19-shfrytëzimi i potencialit të afërsisë gjeografike për investime të huaja direkte në Ballkanin Perëndimor”. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 10:30-12:00)

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

Iniciativa Kundër Korrupsionit (RAI), me mbështetjen e Bashkimit Evropian, mban performancën kundër korrupsionit “Sinjalizo”. Merr pjesë drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli. (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 11:00)

Ndahen mirënjohje për aktivitetin “Gara për Gjakovë të pastër”. (Shëtitorja e lumit Krena, ora 12:00)

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Osman Krasniqi do t’i vizitojnë bizneset në fshatin Sërbicë. (Ora 13:00)

Unioni i Turizmit të Kosovës prezanton të arriturat e tij gjatë vitit të parë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 19:00)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat