Grevë urie dhe protesta në afërsi të Prishtinës

Kosova

Grevë urie dhe protesta në afërsi të Prishtinës

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 21:04
Azemi pas takimit me Shoqatën e autotaksive të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, pas takimit me Shoqatën e autotaksive të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ka njoftuar se kanë marrë vendim që të martën e javës së ardhshme të mbahet një protestë.

Azemi, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar edhe arsyet e protestës.

"Në takimin e sotëm me Shoqatën e autotaksive të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, për shkak të mos krijimit të kushteve të punës në ANP nga Komuna e Lipjanit dhe Policia e Kosovës.

Shoqata Sindikale në bashkëveprim me Sindikatën e Sektorit Privat të Kosovës morën vendim që nga e martja të fillohet me protesta dhe greva gjerë në krijimin e kushteve për punë" shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat