Mot shumë i nxehtë me diell

Kosova

Mot shumë i nxehtë me diell

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 07:14
Ilustrim

30.06 - Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite me vransira kalimtare, e përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.

1.07 - Nxehtë e pjesërisht vranët. Pasdite vende-vende me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

2.07 - Jo edhe aq nxehtë, me vransira dhe diell. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Deri ditën e mërkurë temperaturat do të jenë me një trend rritës, e më pas në rënie, paksa edhe nën vlera mesatare. Temperaturat minimale luhaten nga 13C deri 17C, e maksimalet deri të mërkurën arrinë në 36C, e më pas të premten zbresin deri në 26C e 28C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 5-10m/s, e nga e enjta nga krahu verior 4-11m/s.

Shtypja atmosferike pasi që shënon rritje ditën e hënë, deri të enjten me tendencë të rënies.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat