Ahmeti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Qatar Charity

Kosova

Ahmeti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Qatar Charity

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 13:34
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Qatar Charity për projektet e ardhshme që do të jenë në të mirën e qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

Gjatë nënshkrimit të këtij bashkëpunimi, Kryetari Imri Ahmeti ka falënderuar përfaqësuesin organizatës Qatar Charity Khalid Abdulla M H Alyafei, për gatishmërinë që kanë treguar që një kohë për ti ndihmuar qytetarët.

Nga ana tjetër, Khalid Abdulla M H Alyafei, ka falënderuar Kryetarin Imri Ahmeti për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt që treguar deri më tani.

Ndryshe, Komuna e Lipjanit viteve të fundit ka bashkëpunuar ngushtë me organizatën Qatar Charity, bashkëpunim i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat