Arrestohen shtatë të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’

Kosova

Arrestohen shtatë të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:28
Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Perëndimi Gjakovë

Sot, më 24.07.2021 rreth orës 06:30,njësitetpolicore kufitare gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë, konkretisht nën urë e parë të autostradës, pikërisht tek shkyçja e parë e autostradës, kanë vërejtur lëvizje të dyshimta.

Aty kanë ardhur gjashtë vetura TAXI, kurse nga shkurret dhe mali kanë dalë dhe kanë hy në automjete disa emigrantë. Patrullat policore që ishin në vëzhgim menjëherë kanë intervenuar dhe gjashtë automjete janë shoqëruar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë.

Për rastin janë njoftuar hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Perëndimi Gjakovë, Drejtoria e Migrimit dhe prokurori i shtetit.

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim, kanë filluar sipas procedurave të merren me pesëmbëdhjetë emigrantë të ndaluar në këtë rast.

Kurse, pasi intervistimit, me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’, po ashtu janë sekuestruar edhe gjashtë vetura të përfshira në rast.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat