“Çdo vendim i madh në Kosovë e ka vulën e PDK-së dhe Thaçit”

Kosova

“Çdo vendim i madh në Kosovë e ka vulën e PDK-së dhe Thaçit”

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 22:05
Këto fjalë të tij vijnë pas sigurimit të 3 medaljeve të arta olimpike të Kosovës

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se çdo vendim i madh në Kosovë e ka vulën e PDK-së dhe Hashim Thaçit.

Këto fjalë të tij vijnë pas sigurimit të 3 medaljeve të arta olimpike të Kosovës.

Ai tha se mbështetja buxhetore nuk duhet të ndalojë por të forcohet çdo herë.

Postimi i plotë:

Çdo vendim i madh në Kosovë e ka vulën e PDK-së dhe Hashim Thaçit

Ky është një vendim që ka firmën e Hashim Thaçit dhe janë themelet e mbështetjes serioze institucionale për sportistët tanë.

Pjesë e këtij vendimi historik është edhe kryetari i sotëm i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili në atë kohë ishte Ministër i Sportit.

Vetëm sot kur Kosova ka 3 medalje të arta olimpike e shohim rëndësinë e domosdoshme të shtetit për të mbështetur dhe inkurajuar sportistët. Kjo mbështetje nuk duhet të ndalojë, por të forcohet çdo herë me mundësitë buxhetore që krijohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat