Përfshihet nga zjarri traktori me kashtë në Bubavec, flet i aksidentuari

Kosova

Përfshihet nga zjarri traktori me kashtë në Bubavec, flet i aksidentuari

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 01:01
Hasan Bashota

Babë e bir në fshatin Bubavec të Malishevës, teksa po transportonin me traktorin e tyre ushqimin e bagëtive janë kapluar nga zjarri pasi kanë hasur në tela të rrymës.

Rasti është konfirmuar nga policia ku kanë thënë që nuk ka të lënduar dhe zjarrfikësit e kanë marrë nën kontroll zjarrin.

“Në mëngjes kam shkuar me rimorkio për të marrë ushqim për bagëti dhe kam rënë në tela të rrymës ku më ka kapluar zjarri. Kam qenë i rrezikuar me jetë ku fatmirësisht kam shpëtuar me djegie të lehta. Traktori me gjithë rimorkio e ushqim është djegur tërësisht”, ka thënë Hasan Bashota, i aksidentuari në këtë incident.

Ai shton se telat kanë qenë nën nivel së që duhet e që ekipet kanë ardhur menjëherë por nuk ishte e mundur që të shpëtonte ndonjë gjë pasi zjarri ishte i madh për shkak të kashtës që ishte në rimorkio.

Ndërsa ai së bashku me djalin e tij kanë marrë lëndime në lëkurë dhe janë trajtuar në Malishevë por shprehet se ato momente nuk ka ndjerë asgjë.

“Nuk kam asnjë burim tjetër të të ardhurave. Me këtë traktor kam jetuar ndërsa tani nuk e kam më”, ka rrëfyer Bashota.

“Vlera e dëmit sipas mjeshtrit është diku rreth 10 mijë euro. E shpresoj që dikush të më ndihmoj pasi unë jetoj me këtë traktor”.

Edhe KEDS-i ka dal në vendngjarje dhe është formuar një komision hetimor i cili do të zbardh detjat për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat