Temperatura sot në Kosovë deri në 37 gradë

Kosova

Temperatura sot në Kosovë deri në 37 gradë

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 07:14
Ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, situata meteorologjike do të vazhdoj të mbetet e njëjtë.

Kjo gjendje, vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore.

Temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta. Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK fton qytetarët që t’i respektojnë këshillat e IKPSH-së dhe që të mos ndezin zjarre, sepse fuqia e tyre mund të jetë e madhe sa që të rrezikohet edhe jeta e njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat