QIKA mban aksion simpolik për “pagesat për lehona”

Kosova

QIKA mban aksion simpolik për “pagesat për lehona”

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 06:00
Ilustrim

Sot para Teatrit Kombëtar, Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA)  organizon aksion simbolik lidhur me politikën e prezantuar nga Qeveria e Kosovës për “pagesat për lehona”.

''Ne konsiderojmë se politika për shtesat financiare për gratë lehona është mbështetje e mirë për familjet e reja në Kosovë, por nuk fuqizon gruan dhe as statusin e saj në shoqëri, siç u deklarua nga qeveria gjatë shpalosjes së politikës'', thekson QIKA.

Kjo sipas tyre për shkak se lloji i tillë i ndihmesës financiare pa masa shtesë që ndihmojnë punësimin e gruas pas lindjes - janë politikë konservatore që synon zgjerimin e familjeve duke stimuluar lindjen e fëmijëve.

Tendenca për të mbështetur gratë vetëm përbrenda rolit të amësisë ka rrezik të ngujoj ato edhe më tutje në shtëpi me përgjegjësitë mbi punët e papaguara.  

Në vend të kësaj QIKA kërkon pushim prindëror.

Menjëherë pas realizimit të aksionit, QIKA mbanë konferencë për media ku edhe do të prezantohet qëndrimi jonë karshi kësaj çështjeje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat