​KEDS investon miliona euro në digjitalizimin e nënstacioneve përmes të cilave synohet përmirësim i shërbimeve

Kosova

​KEDS investon miliona euro në digjitalizimin e nënstacioneve përmes të cilave synohet përmirësim i shërbimeve

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) përmes investimeve milionëshe që po bënë në digjitalizimin dhe modernizimin e nënstacioneve në Kosovën , po synon që të rrisë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve të energjisë elektrike.

Drejtori i sistemit të operimit në KEDS, Bujar Jupaj tha se përkundër që KEDS ka trashëguar një rrjet të vjetër elektrik, kanë bërë investime milionëshe në modernizimin e nënstacioneve përmes të cilave mijëra konsumatorë përfitojnë shërbime më efikase dhe kualitative të energjisë elektrike.

Jupaj: Nga investimet milionëshe të KEDS-it në nënstacione përfitues janë mijëra qytetarë

Duke marr parasysh se KEDS ka trashëguar një rrjet të vjetër të energjisë elektrike KEDS ka ndërmarrë veprime të menjëhershëm të investimeve në nënstacionet e veta për modernizimin dhe digjitalizimin e rrjetit për të vetmen arsye që konsumatorët të përfitojnë shërbime më efikase dhe më kualitative[...]Investimet e ngjashme që janë duke ndodhur në komunën e Malishevës në modernizimin e nënstacioneve të njëjtat janë duke ndodhur edhe në komunat tjera të cilat kapin shifrën milionëshe ku në të njëjtën kohë përfitues të vetëm janë qindra, mijëra konsumator”, theksoi ai.

Me investimet në nënstacionet që KEDS po i bënë nëpër të gjitha komunat e Kosovës, është i kënaqur edhe nënkryetari i komunës të Malishevës, Hajdin Berisha.

Ai thotë se përmes këtyre investimeve milionëshe që KEDS po bënë po përmirësohet furnizimi me energji elektrike në të gjitha fshatrat dhe lokalitetit e Malishevës.

Berisha: KEDS në kohët e fundit ka rritur investimet në Malishevë

“Jemi të kënaqur që në kohët e fundit ka pasur interesim goxha të shtuar rreth kësaj problematike megjithatë qytetarët por edhe ne vazhdimisht e shtojmë presionin tek KEDS dhe institucionet përgjegjëse në mënyrë që të përmirësohet cilësia e rrymës dhe qytetarët të mos e kenë reduktime të mëdha sikurse në të kaluarën. Kohëve të fundit jemi duke parë që investimet janë duke u kryer nëpër fshatra dhe lokalitetit të komunës së Malishevës në ndërrimin e shtyllave dhe ndërrimin e rrjeteve dhe janë këto projekte të cilat KEDS është duke i kryer dhe implementuar në praktik, dhe tani e kemi zotimin e zyrtarëve përgjegjës të stafit menaxherial të KEDS se edhe për këtë periudhë kohore jemi por edhe në periudha që vijnë do kemi investime milionëshe dhe do bëhet përmirësimi dhe sanimi i rrjetit dhe gjendjes momentale sa i përket furnizimit me energji elektrike në komunën e Malishevës[...]Ndërtimi i 110 KW është zgjidhja përfundimtare e problemit sa i përket furnizimit me energji elektrike dhe ky mbetet problem akut por nga ana e KEDS jemi të kënaqur edhe me bashkëpunimin edhe me investimet të cilat janë duke i bërë në komunën e Malishevës”, thotë Berisha.

Modernizim dhe digjitalizim të nënstacionit KEDS ka bërë edhe në komunën e Ferizajt.

Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu thotë se investimet si ndërtim i unazës së brendshme të energjisë elektrike me vlerë 4 milionë euro si dhe shumë investime tjera kanë rritur cilësinë e shërbimeve elektrike në këtë qytet i cili është i ngarkuar me shumë banorë dhe shumë biznese.

Aliu: Investimet e KEDS në Ferizaj rritën cilësinë e shërbimeve elektrike

“Ka pasur investime të cilët kanë qenë të parat në Republikën e Kosovës, siç është ndërtimi i unazës së brendshme energjetike ku ka qenë investim afër 4 milionë euro që e kemi bërë si rezultat i këtij bashkëpunimi. Ky në fakt ka qenë edhe fillimi i investimeve tepër të rëndësishme edhe për atë sepse Ferizaj paraqet një qendër ekspansioniste në kuadër të zhvillimit dhe duke qenë kështu paraqet edhe kërkesa të reja për faktin se ka shtim mekanik të popullsisë më shumë se shumë komuna. Dhe prandaj këtu është rëndësia e këtu bashkëpunimi dhe këtu është rëndësia e këtij investimi që krahas shtimit të popullsisë dhe krahas asaj që Ferizaj paraqet në zhvillimin ekonomik, krahas as që Ferizaj paraqet në zhvillimin e bizneseve pra KEDS ka qenë në një agjendë të përbashkët për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave edhe të qytetarëve por edhe të bizneseve”, deklaroi Aliu.

KEDS gjithandej vendit është duke realizuar investime milionëshe me qëllim që të rritet cilësia e shërbimeve të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat