Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 11-13 gradë celsius, teksa ato maksimale 24-29 gradë celsius.

“Ka ndryshuar situata meteorologjike. Fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalë nga dalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat