Faton Jakupi: Prioritet i imi si kryetar i ardhshëm është rritja dhe zhvillimi i bizneseve

Kosova

Faton Jakupi: Prioritet i imi si kryetar i ardhshëm është rritja dhe zhvillimi i bizneseve

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:38
Faton Jakupi: Prioritet i imi si kryetar i ardhshëm është rritja dhe zhvillimi i bizneseve

Kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës, Faton Jakupi ka thënë se ndër prioritet e tij është rritja dhe zhvillimi i bizneseve.

Jakupi vizitoi mishtoren ‘Ardi’ në fshatin Hodonoc, ku biseduan për sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset në komunë.

Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi tha se në qeverisjen e tij do ta heqin taksën komunale dhe shumë lehtësira të tjera për bizneset e vogla.

Postimi i plotë:

Rritja dhe zhvillimi i bizneseve lokale është njëra prej prioriteteve të mia. Sot vizitova mishtoren ‘Ardi’ në fshatin Hodonoc. Biseduam për sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset në komunën tonë dhe krijimin e një klime më të mirë të të bërit biznes. Në qeverisjen time do ta heqim taksën komunale dhe shumë lehtësira të tjera për bizneset e vogla. Një komunë e zhvilluar bëhet vetëm përmes krijimit të kushteve për të bërë biznes. Mirëqenia e qytetarëve është qëllimi im kryesor. Faton Jakupi. 121

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat