Njësia ushtarake Ghurka kryen prova operative në Kosovë

Kosova

Njësia ushtarake Ghurka kryen prova operative në Kosovë

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 21:52
Ilustrim

Njësia unike ushtarake Ghurka u mobilizua kohët e fundit në Kosovë për të kryer Provat Operative.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Twitter nga Ushtria Britanike.

Bashkangjitur me postimin ushtria shkroi se njësia demonstron aftësinë e tyre për të hyrë me shpejtësi në çdo rajon në mbështetje të aleatëve të NATO-s.

Ghurkas janë një njësi unike në ushtri me reputacionin e të qenit ushtarët më të mirë dhe më të frikshëm në botë, dhe është në kuadër të Ushtrisë Britanike.

Të gjithë ushtarët Gurkha janë rekrutuar në Nepal. Oficerët britanikë janë rekrutuar nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar dhe Commonwealth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat