Ismajli akuzon komunën e Fushë Kosovës për mosdhënien e qasjes në dokumentet ku figurojnë pronat komunale

Kosova

Ismajli akuzon komunën e Fushë Kosovës për mosdhënien e qasjes në dokumentet ku figurojnë pronat komunale

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 23:58
Hasan Ismajli

Hasan Ismajli, kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka folur për planet e tij për qeverisje nëse del fitues në zgjedhjet lokale.

Deri sa ishte duke folur për krijimin e parkingjeve të reja, ai ka thënë se nuk ka një plan konkret sepse nuk ka mundur të sigurojë të dhënat për pronat komunale.

Për me bo parking unë duhet me ulë aty (në ulsen e kryetarit) sepse Komuna e Fushë Kosovës ende nuk na ka dhënë pronat komunale se cilat janë, unë nuk i di. I kemi kërku”, tha ai.

Madje Ismajli ka theksuar se as Kuvendi nuk ka mundur t’i sigurojë këto dokumente.

Për këtë ka kërkuar Kuvendi disa herë dhe nuk iu ka dhanë”, tha ai duke shtuar se çdo herë auditori i jashtëm ka vërejtje për këtë çështje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat