Daut Haradinaj: Gjatë mandatit tim, rrjeti për ngrohje do të shpërndahet në tërë kryeqytetin

Kosova

Daut Haradinaj: Gjatë mandatit tim, rrjeti për ngrohje do të shpërndahet në tërë kryeqytetin

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 21:48
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka treguar se gjatë ditëve të fundit ka pranuar thirrje të shumta nga qytetarë të cilët ankohen për neglizhencë të kompanisë publike Termokos.

Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se gjatë ditëve të fundit ka pranuar thirrje nga shumë qytetarë të kryeqytetit që po përballen me temperatura të ulëta dhe Termokosi nuk ka vepruar ende.

Ai i ka bërë thirrje Termokosit dhe institucioneve përgjegjëse që të reagojnë sa më parë!

Sipas Haradinajt, është e pa logjikshme që ngrohja të fillojë më 15 tetor kur dihet se klima po ndryshon çdo vit.

Ndër të tjera, theksoi se ashtu siç është zotuar, brenda mandatit të tij qeverisës rrjeti për ngrohje do të shpërndahet në çdo cep të kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat