​Mehmeti vizitoi Qendrën e Mjekësisë Urgjente, premton shërbime më të lehta për punëtorët shëndetësorë

Kosova

​Mehmeti vizitoi Qendrën e Mjekësisë Urgjente, premton shërbime më të lehta për punëtorët shëndetësorë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 10:49
Gëzim Mehmeti

Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka vizituar të hënën Qendrën e Mjekësisë Urgjente.

Punëtorëve shëndetësorë të urgjencës, Mehmeti iu premtoi lehtësim të shërbimeve të tyre, përmes krijimit të korsisë vetëm për shërbimet urgjente dhe përdorimit të teknologjisë informative për sinjalizim të reagimit të autoambulancave.

Ai u zotua se do ngritë edhe shtesat e punëtorëve të urgjencës.

"Rruga ‘Agim Ramadani’, rruga ‘UÇK’, rruga ‘Luan Haradinaj’ do të ketë një vendim që të bëhet rrugë një kahore dhe një korosi të jetë vetëm për ekipën urgjence, ky hynë edhe urgjencat e tjera. Në vizionin tim dhe programin tim rëndësi të veçantë ka të bëjë përdorimi i teknologjisë informative", tha ai.

Ndërsa, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Urgjente, Avdyl Pacolli, tha se shëndetësia duhet të jetë prioritet i cilit kandidat për kryetar të Prishtinës.

"Sfidë është ndërtimi i Spitalit të Prishtinës, ekipet e mia hasin në ballafaqime të shumta, duhet të jetë harta e qytetit dhe digjitalizimi", u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat