Krasniqi takon përfaqësuesit e Sindikatës së “Ferronikelit”

Kosova

Krasniqi takon përfaqësuesit e Sindikatës së “Ferronikelit”

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:30
Pamje nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë zhvilluar takim me Sindikatën e Pavarur të Punëtorëve të kompanisë “Ferronikeli”.

Në këtë takim, përfaqësuesit e kësaj sindikate shprehën shqetësimin për ndërprerjen e plotë të prodhimit të këtij gjiganti metalurgjik, si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë dhe neglizhencës së Qeverisë për t’u përballur me këtë krizë energjetike, gjë që i ka vënë në situatë të pasigurisë rreth 1000 punëtorë të punësuar aty dhe rreth 1500 punëtorë tjerë të punësuar indirekt.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me neglizhencën e Qeverisë ndaj kësaj çështjeje dhe paaftësisë së saj për të vepruar shpejtë, që reflektoi me ndërprerjen e punës së “Ferronikelit”.

Takimi u mbajt në Drenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat