Haradinaj për shtatoren e Adem Jasharit: Figura e Adem Jasharit është më e madhe se simboli i bashkim-vëllazërimit

Kosova

Haradinaj për shtatoren e Adem Jasharit: Figura e Adem Jasharit është më e madhe se simboli i bashkim-vëllazërimit

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 21:08
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, në emisionin Frontal të T7, ka folur për shtatoren e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.

Haradinaj tha se është fatkeqësi që nuk e kemi shtatoren e legjendarit edhe pas 22 vjetëve liri.

“Fatkeqësisht nuk e kemi akoma edhe pas 22 vjetëve liri. E kemi të Zahir Pajazitit, presidentit Rugova, Nënë Terezës etj, por shtatorja e Adem Jasharit mungon”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, Haradinaj nuk hezitoi të thotë se i kemi hyrë në hak legjendarit meqë shtatorja e tij s’është ndërtuar akoma.

Unë i kam përkrahur Plisat për shtatoren e Adem Jasharit dhe mendoj që kjo s’do duhej as të diskutohej. Kjo histori duhet kryer urgjent se në fakt i kemi hyrë legjendarit në hak që s’e kemi ndërtuar”, ka thënë Haradinaj.

“Ku?”, pyeti gazetari Arsim Lani.

E ka vendin dhe emrin”, tha Haradinaj duke aluduar për sheshin ku gjendet simboli i vëllazërim-bashkimit të kohës së Jugosllavisë.

“Por, aty është një simbol tjetër që nuk dihet se cfarë do të ndodhë me të?”, ka pyetur Lani.

“Mendoj që figura e Adem Jasharit është më e madhe se simboli i bashkim-vëllazërimit”, përfundoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat